Fermerët e zonës së Levanit do të mbjellin këtë vit më pak sipërfaqe toke me drithëra se sa një vit më parë. Shkaku qëndron se ende kanë pa shitur prodhimet e drithërave të një viti më parë, pasi çmimi nga 35-50 mijë lekë për kg zbriti në 20 -25 mijë lekë për kg. Gjatë  bisedës me fermerët  ata na thonë se ka kosto që nga përgatitja e tokës për mbjellje , mbjellja, shërbimi deri tek korrja.

Fermerët kërkojnë të shikohet çmimi i naftës, pasi është i lartë dhe nafta  nuk mund të merret njësoj si për mjetet e bujqësisë që punojnë tokat  dhe për makinat që përdoren në rrugë të asfaltuar.

Të ndodhur në kushtet kur prodhim ka, por është braktisur nga ana e qeverisë me politika për gjetje tregu, rregullator çmimesh dhe mungesë subvencionesh, fermerët për këtë vit do të mbjellin me drithëra si grurë, elb, tërshërë rreth 1/3 e sipërfaqes së tokës prodhuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *