Kultivuesit e perimeve në zonën e Divjakës janë të varur nga pikat e grumbullimit. Ndërsa në rajon dhe Evropë kontrata mes fermerëve dhe tregtarëve të fruta perimeve përcakton saktë cilësinë e kërkuar dhe çmimin, në Shqipëri nuk zbatohet kjo praktikë dhe mungesa e kontratës  në momente të caktuara dikton çmimin e shitjes.  Aktualisht fermerët janë në hapat e para të prodhimit të ri të lulelakrës. Me kamerën tone sot ishim në tregun e shumicës së fruta- perimeve në Divjakë dhe një kg lulelakër e cilësisë së parë tregtohej me 35 lekë apo 350 lekë të vjetra. Ky çmim penalizon fermerët ku përveç shpenzimeve të tjera, në totalin e tyre,vetëm fidani ka kushtuar 80 lekë të vjetra pa përmendur punimet mekanike, plehrat, pesticidet, karburantin për ujitje, vjeljen e prodhimit me punëtorë e të tjera. Luhatjen e çmimit të shitjes nga 75 lekë ditën e djeshme në 35 lekë për kg sot, fermerët i’a atribuojnë pikave të grumbullimit që sot nuk kanë marrë asnjë kilogram.

Prodhimi i nxjerrë sot në treg, nesër nuk vlen më, pasi fermerët nuk kanë kushte për ruajtjen e tij.

Në këto kushte fermerët janë të falimentuar, sepse nuk arrijnë të marrin as paratë e investuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds