Prej tre javësh fermerët e Suk 1 në Roskovec kanë filluar vjeljen e kastravecit, por këtë vit ata po përballen me një çmim shumë të ulët nga tregtarët e pikave të grumbullimit të cilët po ua marrin prodhimin me 500 lekë të vjetra , kur në tregje shitet deri në 2000 lekë. Një vit më parë tregtohej me 1500 lekë. Sipas fermerëve i gjithë prodhimi shkon në tregun vendas dhe se ky është një ndër  vitet më të vështira për shitjen e kastravecit.

Çmimi jo i leverdisshëm dhe kostot e larta të prodhimit ka bërë që ky vit t’u shkaktojë humbje të mëdha financiare fermerëve.

Përballë kësaj situate fermerët  apelojnë njëzëri për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse ndërkohë që luhatjet e çmimeve të vendosura nga tregtarët e pikave të grumbullimit i cilësojnë abuzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds