Fermerët e zonës së Imshtës të specializuar ndër vite në mbjelljen e kulturës se shalqinit,pas dështimit për tre vite rresht këtë sezon janë duke marrë fitime nga kjo kulturë.
Pas Divjakës kjo zonë ka kushtet klimaterike e tokësore më të mira për prodhimin e bostanorëve në fushë të hapur.
Aktualisht ka nisur vjelja e prodhimit dhe tregtimi kryesisht për eksport.
Në ndryshim nga vitet e tjera ku çmimi ka qenë në nivele të ulëta këtë vit fermerët po e shesin me çmim më të lart, 250 Lekë të vjetra për kilogram.
Me këtë çmim fermerët arrijnë të krijojnë të ardhura të mjaftueshme pasi rreth 40% të tokës bujqësore e mbjellin me shalqi
Administratori i një prej pikave të grumbullimit shprehet se herëshmëria, cilësia dhe marketingu jane tre ndër faktorët që këtë vit shalqini po tërhiqet masivisht nga shtetet e rajonit e më tej.