Besimtarët myslimanë festojnë sot Festën e Kurban Bajramit,
Qindra besimtarë myslimanë në Lushnjë kanë marrë pjesë mëngjesin e sotëm në faljen e namazit të Kurban Bajramit. Sheshi qendror para bashkisë është bërë pritësi i këtyre besimtarëve në ditën më të mirë të festës së altruizmit dhe të sakrificës në emër të zotit.
Myftiu i Lushnjes Gramos Blliku i cili në fjalën e tij përpara besimtarëve tha se sot është dita më e madhe e vitit, dita që madhërohet emri i Zotit.