Në nëntor të vitit 2022 dhanë dorëheqje pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri të vendit. Dorëheqjet e tyre pasuan pas vendimit të Listës Serbe për largim nga institucionet qendrore të Kosovës.

Në një përgjigje për mediat lokale këto tri institucione tregojnë se si ka vijuar puna pas dorëheqjes së tyre, si është bërë zëvendësimi dhe a ka pasur rast të ndonjë pjesëtari serb që ka bërë kërkesë për rikthim në punë. Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano pret rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në këto dy institucione. Sipas tij, një gjë e tillë është e mundur sepse dorëheqjet e tyre nuk janë pranuar nga KPK dhe KGjK. “Ky është sërish një vakum që duhet mbushur, nuk mund të lini një territor pa shërbimin e policisë apo pa drejtësi.

Pra, natyrisht, tani efekti është që prania e, përbërja e Policisë së Kosovës në veri nuk pasqyron përbërjen e popullsisë në përqindje. shprehet shefi i EULEX-it për Kosova Press. Gjykata Themelore në Mitrovicë thotë se nuk ka pasur kërkesë për kthim në punë, ndërkohë që mohojnë se gjyqtarët serbë të dorëhequr figurojnë në listën e pagave. Ne si Gjykatë nuk kemi pranuar kërkesë të tillë kurse sa i përket çështjes së pagave, është publik reagimi i menjëhershëm i KGJK-së për largimin nga lista e pagave. Dorëheqja ka ndikuar në 2-3 muajt e parë, por më pas jo pasi që Gjykata është ri-organizuar dhe stabilizuar. Nëse bëjmë krahasim të raportit statistikor për lëndët e pranuara dhe përfunduara në vitin 2022, me lëndët e pranuara dhe përfunduara në vitin 2023, rezulton që në vitin 2023 përqindja e përfundimit të lëndëve ka qenë 91%, në krahasim me vitin 2022 që ka qenë 79%”, theksohet më tej në këtë përgjigje.

Numri i gjyqtarëve serbë të cilët kanë dhënë dorëheqje është 24. Gjykata Themelore në Mitrovicë përmes një përgjigje me shkrim thotë se numri total i stafit administrativ të cilët janë larguar nga ky institucion tejkalon numrin 100. Edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani thotë se asnjë policë serbë i dorëhequr nuk pranon pagë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds