Kryetarja e sapozgjedhur e PD-së zyrtare dega Fier, Eriselda Zotaj, në një deklaratë për mediat ka zyrtarizuar aksionin politik të kësaj force politike, i cili do të ketë në fokus denoncimet për problematikat më madhore të qytetarëve. Zotaj është shprehur e bindur për rrëzimin e kësaj qeverisjeje të korruptuar që po rrënon ekonominë e shqiptarëve dhe po shpopullon frikshëm vendin.
Zotaj ka pohuar gjithashtu se në këtë aksion politik , beteja do të jetë e vështirë pasi PD do të ketë kundërshtarë jo vetëm Partinë Socialiste si shkaktare të kësaj krize , por edhe Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë që po përpiqen të shkatërrojnë opozitën e vertetë.
Pazaret meskine të xhaketave të vjetra e kanë shkatërruar besimin qytetar ,por Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithcka për tu kthyer në alternativën më të mirë qeverisëse qe do të bëjë të mundur rrotacionin e shumëdëshiruar politik ka thënë ndër të tjera Zotaj.