Të mërkurën në konferencën e sigurisë në Beograd është diskutuar për pengesat dhe mundësitë e humbura nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, synon normalizimin e marrëdhënieve mes palëve.
Publicisti, Veton Surroi tha se për më shumë se një dekadë dialog, kishte tre faza të negocimit, duke nisur me problemet bazë të çështjes së dokumenteve të identifikimit, për të vazhduar me idenë e shkëmbimit të territoreve e deri tani me marrëveshjen e Brukselit që ka krijuar një paqartësi konstruktive.
Tani jemi në kulmin e paqartësisë konstruktive dhe po hyjmë në një botë komplet tjetër, në botën gjeopolitike dhe tani është koha të mendohet se cka duhet të bëhet për të zhvilluar këtë nën vështirësitë e reja gjeopolitike.
Nga perspektiva serbe, ish-kryenegociatori i Serbisë, Borko Stefanoviq pengesa i sheh udhëheqësit aktual të dy vendeve. Përderisa Kosova, të paktën kështu deklarojnë, dhe Serbia duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, nuk do të arrijnë kurrë atje, sepse ne tani kemi dy elita të korruptuara, kemi dy fytyra të zotërve grekë, Vuçiq dhe Kurti që puthen, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe po luajnë së bashku me të gjitha operacionet speciale dhe gjithçka që u nevojitet vetëm për të qëndruar në pushtet.
Moszbatimi i marrëveshjeve të arritura mes palëve vazhdon të jetë pengesa kryesore u konsiderua nga panelistët në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Ka më shumë se 30 marrëveshje që janë arritur shumë më përpara se sa marrëveshja për Asociacionin që nuk janë zbatuar dhe shoqëria kosovare ka thënë se pse ne duhet që të zbatojmë këtë marrëveshje e jo marrëveshjen për energjinë që është shumë larg më marrëveshje praktike që prek faturat tona.Rruga drejt integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë është e kushtëzuar me normalizim të marrëdhënieve fqinjësore.