Gjykatat në El Salvador filluan të zhvillojnë gjyqe masive të anëtarëve të burgosur të bandës të enjten, duke nisur me 500 anëtarë të dyshuar të bandës Mara Salvatrucha (MS-13).

Gjyqet janë pjesë e goditjes së vazhdueshme të El Salvadorit ndaj dhunës së bandave, të kryesuar nga presidenti i rizgjedhur së fundmi Nayib Bukele. Të enjten dolën në gjyq 492 drejtues të dyshuar të MS-13, të akuzuar për rreth 37,400 krime që dyshohet se janë kryer kolektivisht nga të akuzuarit midis 2012 dhe 2022. Zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Krimit të Organizuar të El Salvadorit, Max Muñoz deklaroi të enjten se 24 “udhëheqës historikë” të MS-13 janë në mesin e gati 492 të dënuarve në gjyq.

Akuzat, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Salvadorit, përfshijnë; 29,416 akuza për vrasje të rënda, 907 zhdukje personash dhe 492 akuza për zhvatje. Akuza të tjera përfshijnë trafik armësh, njerëzish dhe droge, si dhe terrorizëm. Secili nga 492 të akuzuarit përballet me një dënim minimal prej të paktën 95 vjetësh.

“Ata mbollën terror për dekada, por do të paguajnë për çdo jetë që morën, për çdo familje të copëtuar”, shkroi në rrjetet sociale Prokurori i Përgjithshëm i Salvadorit, Rodolfo Delgado. Gjykatat pritet të japin një dënim të premten, sipas Delgado. Sakaq gjatë këtyre ditëve pas trazirave që ‘mbërthyen’ vendin, autoritetet arrestuan 6600 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds