Pak orë pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, autoritetet e kanë ekzekutuar atë duke e nxjerrë nga qelia dhe duke e dërguar në shtëpi ku do të qëndrojë nën masën e “arrestit” shtëpiak.

Është një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij. Nga pamjet e siguruara për Balkanweb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, shihet momenti kur Dako takohet me familjarë të tij.

Vendimi për lirimin e tij nga qelitë u mor sot nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi është marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, ku theksohet se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds