Dje u zgjodh Kryetari i PD-së dega Lushnjë, Zoti Eduard Sharka që fitoi për herë të dytë këtë pozicion, pasi dha dorëheqjen nga mandati i parë, se kandidoi për Kryetar Baashkie në zgjedhjet e 2023. Gara ishte e fortë mes tij dhe kandidatit Klement Çela. Zoti Sharka fitoi me 530 vota të 971 anëtarëve të Pd-së Lushnjë që votuan, 440 vota mori zoti Çela, kurse një votë rezultoi e pavlefshme. 1100 anëtarë kanë të drejtë të votojnë në territorin e Bashkisë Lushnjë.

Fryma demokratike, pjesëmarrja e lartë e votuesve që tregon rikthimin e besimit të demokratëve tek vota, tregoi seriozitetin e këtyre zgjedhjeve në PD dega Lushnjë. Kryetari i sapozgjedhur Eduard Sharka falenderon demokratët për besimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds