Takimi i kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë “ Eduart Sharka në lagjen e vjetër “Kadri Qystri” ishte dyfish emocional, pasi ai është dhe banor i saj.
I shoqëruar nga deputeti PD-së Saimir Korreshi dhe drejtues të tjerë politik, Eduart Sharka prezantoi programin e tij dhe stafit për ndryshimin dhe modelin qeverisës.
Zoti Sharka në fjalën e tij përpara banorëve tha se në këtë lagje kemi amortizim të infrastrukturës, mungesën e saj në brendësi të blloqeve, kanalizimin e ujrave që krijon jo më pak probleme gjatë shirave, etj.
Deputeti Saimir Korreshi tha se pavarësisht se kjo lagje, një nga lagjet më të vjetra të Lushnjes, është lënë në harresë nga bashkia në këto 16 vjet, ndërkohë që bashkia nuk harron të vjelë taksat pa sjellë shërbime.
Dhe unë si banor i kësaj lagje kërkoj mbështjetjen tuaj, të votojmë Eduart Sharkën më 14 maj, u shpreh Korreshi.