Takimet e Kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka kanë qenë me intesitet të lartë në të gjithë zonën fushore duke shkuar në çdo fshat, familje e fermer.
Me banorët e Fiersheganit Eduart Sharka foli e diskutoi problematikat që ka bujqësia sot .
– Ne jemi këtu përpara jush jo për të bërë probagandë por për të premtuar ndryshimin në Fiershegan dhe në të gjithe Lushnjen.
Ndryshimi do te jetë për çdo fermer i cili jetën e tij ja ka kushtuar tokës duke i ofruar shërbime më të mira, në kanalizime, ujitje, infrastrukturë rrugore, ndriçim , pastrim e gjelbërim,- u shpreh zoti Sharka
Ne takim ishte i pranishem dhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi.
Ne fjalën e tij u tha se besueshmeria e kundërshtarit politik ka humbur ndaj kanë përfunduar ne “tallava” sepse nuk kanë cfarë ti ofrojnë më qytetarëve.
14 maji është dita e reflektimit qytetar dhe e ndryshimit të jetës për çdo banor ,ndaj duhet të kemi njeriun e punës Eduart Sharkën për Bashkinë e Lushnjës.