Në takimin e organizuar nga Lidhja e Demokratike e Gruas dega Lushnje, morën pjesë Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, drejtuesja politike Znj. Edit Harxhi si dhe deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori.
Në këtë takim përshëndeti dhe kandidati i Koalicionit “ Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka.
“Ju jam mirënjohës për punën dhe sakrificën tuaj.
Ndiej detyrim moral që përligj këtë mirënjohje, sepse unë në karakterin tim jam konservator.
Të qënit i tillë do të thotë që primare për ne të jetë familja”- theksoi zoti Sharka
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi në fjalën e saj u shpreh se ishte kënaqësi për të, të ishte pranë grave dhe vajzave lushnjare ndaj ju falenderoj nga zemra.
Kur shoh kaq shumë gra dhe vajza, unë besoj se Shqipëria do ndryshojë, Lushnja do ndryshojë në 14 maj, tha zonja Vokshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *