Nga selia e Partisë demokratike dega Lushnjë, e deleguara për zgjedhjet e 14 majit e Partisë demokratike, zonja Edit Harxhi, zhvilloi sot një konferencë për shtypin dhe mediat audiovizive që transmetojnë informacione për zgjedhjet që nga qyteti i Lushnjës.
Zonja Edit bëri disa vërejtje për shkeljen e etikës gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore nga partia socialiste.
Ajo u kërkoi institucioneve ligjzbatuese që nga kqz e deri në bazë që të ndëshkojnë të gjithë ata që shkelin Kodin zgjedhor apo shfrytëzojnë administratën për qëllime elektorale.