Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi pasditen e së dielës ka qenë në ambientet e punës dhe dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Ky është dyshimi paraprak i policisë, teksa përmes komunikatës bëhet me dije se E.T., 47-vjeç banues në Ballsh rezulton se ishte punonjës në një kompani të nxjerrjes së naftës në Ballsh.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në punë, ka ndërruar jetë, dyshohet për arrest kardiak, shtetasi E. T., 47 vjeç, banues në Ballsh, punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds