Rikthimi i temperaturave të larta i ka drejtuar qytetarët e shumtë drejt plazheve, lumenjve dhe liqeneve per t’u freskuar. por kjo e diel shënoi një bilancë të rëndë me dy viktima. Rreth orës 13:00 të kësaj të diele në plazhin e Darëzezës, dyshohet se ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në ujë një 55-vjeçar nga Fieri. Paraprakisht policia tha se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë që një i mitur vetëm 11 vjeç u mbyt pasditen e së dielës në lumin Rrapun, në fshatin Tokëz të Librazhdit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds