Tre dhunuesit e 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në burg nga gjykata.

Masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë  u vendos për të atin e vajzës, 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka.

Prokuroria kërkoi për autorët arrest shtëpie, por nisur nga fakti që te tre jetonin në një shtëpi, gjykata vendosi t’i lërë në qeli.

Dy avokatët e çështjes, Edmond Dema dhe Romarjo Meminaj, u shprehën se vajza që prej moshës 2-vjeçare vuan nga epilepsia dhe kërkuan të bëhen hetime për ngjarjen.

Vajza nuk ishte e fejuar, por e martuar dhe me një fëmijë 5 vjeç. Prej kohësh, kurohej te neurologu dhe kishte shfaqur probleme. Kjo nuk është hera e parë që policia arreston persona pa kryer hetime përkatëse dhe kjo është mungese profesionalizmi, u shprehën avokatët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds