Shkolla jopublike “Nënshkruesi I Pavarësisë Nebi Sefa” përkrah dhe nxit gjithmonë talentet e nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë. Ilda Ndoni dhe Inxhiliana Muça janë dy nxënëset e kësaj shkolle që promovuan tek shokët dhë mësuesit romanin “Kur mund të të shoh përsëri” i shkruar nga shkrimtarja e re Ilda Ndoni që flet për luftën në Ukrainë dhe librin me poezi dhe proza poetike të shkrimtares tjetër të re Inxhiliana Muça që titullohet “Përtej shikimit”.
Shokët e shkollës lexuan disa fragmente proze dhe recituan vargje nga dy librat e sapoprezantuar.
Në fund të takimit mësuesja e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Jonida Xharo përgëzoi vajzat për talentin dhe rrugën që kanë nisur.