Dy botë, një tingull ,  një histori. Me këtë risi në vend në edicionin e 15-të, festivali “Takimet muzikore të dy botëve” që do të shfaqet në qëndrat e antikitetit duke riprodhuar  përditshmërinë e banorëve të këtyre qyteteve, njësoj si mijëra vite më parë bazuar në të dhënat arkeologjike.

Apolonia është shndërruar  në një skenë ku rrëfenjat dhe  historitë e saj të lashta janë prezantuar nëpërmjet podkasteve dhe tingujve të lirës.

Për Parkun Arkeologjik të Apolonisë , aktivitete të tilla I shtohen tërësisë së atraksioneve për turistet dhe vizitorët vecanërisht gjatë stinës së verës.

Shfaqja në  Apolloni është mbyllur në  mbremje me një koncert ku të ftuar janë edhe kengëtarë të njohur grekë.

Ndërkohë aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë , ku nëpërmjet podkasteve të prodhuara risillen plot jetë historirët publike të antikitetit me synim promovimin e siteve të trashëgimis kulturore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds