Mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur te plagosur 2 persona.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë ne spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, dhe sipas burimeve të informacionit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherëv policia dhe grupi hetimor per zbardhur shkaqet e ketij aksidenti.
Aksidenti tjetër ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit, ku janë përplasur kokë më kokë dy automjete tip Toyota. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca.
“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti me drejtues shtetasin N. R., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. C., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive u bllokua, duke shkaktuar radhë kilometrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.