Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë. Dumani tha se krimi i organizuar në Shqipëri ka kërcënuar famijlen e një prokurori.

Sakaq ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj deklarate, e cila u bë gjatë një takimi të nismës për dialog mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, ku Dumani moiri pjesë,

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë.
Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, citohet të ketë thënë Dumani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds