Sali Berisha, kreu i PD-së, nuk do të humbasë mandatin e deputetit, edhe pse prej 6 muajsh nuk merr pjesë në veprimtaritë parlamentare. Por mungesa e tij në Kuvend konsiderohet e arsyeshme përsa kohë ai ndodhet me një masë sigurie “arrest shtëpie” kërkuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO, në të dy shkallët e gjykimit.
Referuar burimeve nga Kuvendi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh se mandati i Sali Berishës nuk hiqet.
“Pas konsultimeve me ekspertë konatitucionalistë, mungesa e Berishës prej 6 muajsh ne Kuvend është me arsye”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.
Në vijim, Kryeparlamentarja ka deklaruar se qenia e një personi nën këtë mase nuk mund të konsiderohet si mungese pa arsye në Kuvend. “Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.