Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa dronëve që kanë fluturuar mbi katër baza ajrore amerikane në Britani gjatë ditëve të fundit.
Dronët mbi katër baza ajrore amerikane në Britani kane sjell shqetësim sa Londra ka vendosur të dislokojë disa dhjetëra trupa ushtarak rreth objekteve në fjalë, mes shqetësimeve se dronët mund të përdoren për të dëmtuar operacionet ose për të kryer akte sabotazhi.
Ushtria amerikane ka thene më herët se dronë të vegjël janë parë rregullisht duke fluturuar mbi katër baza amerikane në Britani që nga 20 nëntori. Mes tyre edhe baza Lakenheath, ku ndodhet ai që njihet si krahu luftarak 48 i Forcave Ajrore amerikane – një prej bazave më të rëndësishmeve luftarake të saj në Evropë. Zyrtarët kanë përcaktuar deri tani se asnjë nga këto ndërhyrje nuk ka ndikuar tek objektet në këto baza.
Megjithatë, Pentagoni po i trajton këto incidente me shumë seriozitet. Incidentet me dronë varionin në madhësi dhe strukturë”. Kjo sipas ekspertëve, ka të ngjarë të tregojë një veprim të qëllimshëm. Gjëja më e dukshme është se këto janë praktika që mund te krijojne probleme, që në fakt detyrojnë pezullimin e operacioneve ajrore, thonë ata. Kundërshtarët e SHBA-së mund t’i përdorin dronët edhe për qëllime të tjera – si mbledhja e informacionit të zbulimit mbi numrin e avionëve luftarakë dhe se ku ndodhen ato.
Dronët janë parë gjithashtu edhe mbi objektet ku banon personeli ushtarak amerikan. Pjesa më delikate e sistemit të përgjithshëm konsiderohet ekuipazhi ajror, dhe informacionet mbi të mund të shfrytëzohen sipas analistëve ushtarakë për të shkëputur pjesën më të delikate të këtij zinxhiri. Revista Times e Londrës njoftoi se autoritetet nuk e kanë përjashtuar Rusinë si fajtore, mes njoftimeve se Moska po kërkon të shtojë sulmet hibride.