Linja ajrore kombëtare gjermane Lufthansa ka marrë nga Brukseli dritën jeshile për blerjen e kompanisë italiane ITA, pasardhëse e Al-Italias. Komisioni Europian sqaroi se i ka dhënë OK-in planeve të gjigandit gjerman të qiellit për të marrë kontrollin e përbashkët të ITA Airëays të Italisë për 325 milionë euro.
Miratimi është i kushtëzuar nga pajtueshmëria e plotë me zgjidhjet e ofruara nga Lufthansa, si dhe Ministria Italiane e Ekonomisë dhe Financave, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KE-ja. Edhe pse ITA aktualisht po performon mirë, qëndrueshmëria e saj afatgjatë si linjë ajrore e pavarur do të mbetet shumë e pasigurt pa transaksionin, theksohet më tej.
Aprovimi i Brukselit vjen pasi rregullatorët thanë se ishin të kënaqur që kishte mjaft presion konkurrues në treg. Nga sa shpjegoi Margrethe Vestager, zëvendës ekzekutive e Komisionit përgjegjëse për politikën e konkurrencës, Lufthansa dhe autoritetet italiane kishin arritur t`i trajtonin shqetësimet nëse blerja do të ndikonte negativisht në konkurrencë.
Sipas Komisionit, alternativa për lidhjet midis Italisë dhe rajonit fitimprurës të Evropës Qendrore ishte konkurrenca e kufizuar nga Ryanair. Për të lehtësuar shqetësimet e rregullatorëve të BE-së, Lufthansa dhe qeveria italiane ranë dakord të lehtësojnë funksionimin e fluturimeve me distanca të shkurtra të linjave ajrore rivale për në Europën Qendrore dhe të ndajnë vendet e uljes në aeroportin e Milanos për të zvogëluar dominimin e mundshëm të Lufthansa-s.Giancarlo Giorgetti, ministri italian i Ekonomisë, deklaroi në një konferencë shtypi në Romë: Ky përfundim pozitiv është një sukses i vërtetë dhe e cilësoi këtë një sukses të madh italian, një sukses i madh gjerman, dhe një sukses të madh europian.