Drenova e Mallakastrës është një zonë e njohur për kultivimin e kulturës së ullirit , dhe vitin e kaluar prodhimi ishte i bollshëm, por fermerët u përballën me mungesën ë tregjeve, duke bërë që një pjesë të vajit ta shesin me 4 mijë lekë për litër, madje edhe më lirë, ndërsa pjesa që teproi u ka mbetur stok në banesat e tyre. Fermerët pohojnë të indinjuar se 300 familjet e zonës e kanë të bazuar jetesën e tyre te fitimet nga shitja e vajit të ullirit dhe theksojnë se si pasojë e kësaj situate, po përballen me vështirësi të mëdha financiare dhe ekonomike. Shteti na ka braktisur në fatin tonë të keq, prej vitesh fitimet e tyre janë nën kosto, duke detyruar një pjesë të madhe të banorëve, veçanërisht të rinjtë, të largohen jashtë vendit, pohojnë ata njëzëri. 

Përballë kësaj situate ata kërkojnë nga qeveria që t’i ndihmojë edhe me stimulimin e pikave për ambalazhimin e vajit të ullirit pasi ai tregtohet rifuxho në treg, i paçertifikuar dhe i panjohur si në tregun e brëndshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Ndërkohë ata ngrenë edhe shqetësimin se nëse do të vijojnë ta mbajnë stok vajin e ullirit në shtëpi, vlerat e tij ushqimore do të humbasin. Ndodhemi në udhëkryq pohojnë fermerët, ose do ta shesim më shtrenjtë ose do ta hedhim poshtë duke dal me humbje të mëdha financiare. Qeveria duhet patjetër të na stimulojë më politika mbështetëse apelojnë njëzëri fermerët e Drenovës dhe duhen gjetur kanale tregëtare për eksport pasi kemi investuar me vite të tëra në kultivimin e kulturës së ullirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds