Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit qarku Fier Arnold Pashollari në një intervistë për TV 4Plus foli për punën dhe problematikat që ndesh drejtoria që ai drejton. Ai fillimisht na shpjegoi rëndësinë e vendosjes së një etikete në produktet ushqimore, të dhënat e detyrueshme që duhen vendosur në këtë etiketë dhe masat administrative që merren në rast të problemeve me etiketat. Gjithashtu shpjegoi edhe mënyrën sesi funksionon me etiketat e produkteve të importit.

Drejtori Pashollari tregoi edhe gjendjen e thertoreve të mishit në qarkun Fier. Në vitin 2023 kemi konstatuar vetëm një rast të mishit pa vulë dhe çertifikatë veterinare dhe masat administrative në këto raste janë janë asgjesimi i mishit dhe gjobë nga 100 mijë-200mijë lekë të reja., tha ai, duke u ndalur edhe tek puna e gjendja aktuale e stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe baxhovo në qark.

Në mbyllje të intervistës zoti Pashollari foli edhe për gjendjen e tregjeve , numrin e tyre si dhe planin e punës së AKU-së për inspektim në tregje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds