Sot u emërua drejtori i ri i spitalit “Ihsan Çabej” Lushnjë, zoti Dorjan Biti. Zoti Biti ka mbajtur më parë pozicionin e Drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Zonja Laureta Xhafa e cila u largua nga ky pozicion tha se Dorjani do bëj më të mirën e tij në çfarë po i besohet.
Gjithashtu ajo ka bërë një përmbledhje të punës gjatë kohës që ishte në krye të këtij institucioni dhe ka falenderuar stafin e spitalit.
Që nga dita e parë e kam parë gjithçka me syrin e njeriut që në këtë spital vizitojë apo kuroj familjen time në raste sëmundjeje. Prandaj ju jam mirënjohëse për punën që bëni çdo ditë, ju të gjithë jeni një vlerë e çmuar e këtij vendi.
Në këto kohë që kemi punuar sëbashku kemi pasur diskutime, ndoshta mbetje qefi, lodhje, por secila prej tyre ka qënë në kuadër të misionit të përbashkët, të mbarvajtjes sa më mirë të punës.
Me krenari e them se në Lushnjë ne kemi fatin të kemi super mjek profesionistë dhe të palodhur. Kemi infermierë, sanitarë, shoferë ambulance, një ekip kuzhine, staf mirmbajtjeje , ekipin e oksigjenistëve e plotë të tjerë dhe kërkojë ndjesë nëse ndonjë prej tyre kam harruar ta lartpërmend, ju çdo ditë me punën tuaj keni treguar virtyt, por më lejoni t’ju them që mes jush kam njohur kuptimin e vërtetë të fjalës altruist.
Në raste urgjencash apo emergjencash kam parë të harroni veten, familjet tuaja dhe keni dhënë gjithçka nga vetja!
Një falenderim për bashkëpunimin nga dita e parë deri më sot e përfundon ajo fjalën e saj!