Donald Trump do të largojë të gjithë transgjinorët e ushtrisë amerikane nga detyrat e tyre, sipas raporteve.Presidenti i zgjedhur do të përdorë një urdhër ekzekutiv për ta realizuar këtë vendim dhe mund të ndodhë që në ditën e tij të parë në detyrë.Kjo lëvizje do të çojë në shkarkimin e mijëra pjesëtarëve të forcave të armatosura në një kohë kur ushtria amerikane po përballet me vështirësi për të arritur objektivat e rekrutimit.

Gjatë mandatit të tij të parë, zoti Trump ndaloi transgjinorët të bashkoheshin me forcat e armatosura amerikane, por ata që tashmë ishin në detyrë u lejuan të mbanin punën. Ky ndalim u përmbys nga Joe Biden.Sipas propozimeve të reja të raportuara, transgjinorët gjithashtu do të ndalohen nga hyrja në ushtri.

“Këta persona do të detyrohen të largohen në një kohë kur ushtria nuk mund të rekrutojë mjaftueshëm njerëz,”.“Vetëm Korpusi i Marinës po arrin objektivat e tij të rekrutimit dhe disa nga njerëzit që do të preken janë në pozicione shumë të larta”.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds