Donald Trump do të godasë Kinën, Meksikën dhe Kanadanë me tarifa të reja që në ditën e parë të presidencës së tij.

Ai tha se do e bëjë këtë jo vetëm si pjesë e përpjekjes për të luftuar emigracionin e paligjshëm, por mbi të gjitha trafikun e drogës për në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur amerikan njofton se menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar, ai do të firmosë një urdhër ekzekutiv duke vendosur tarifa me vlerë 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja.

Trump tha gjithashtu se një tarifë shtesë prej 10 për qind do t’i vendoset Kinës derisa qeveria atje të bllokojë kontrabandën e fentanilit sintetik opioid nga vendi.

Trump thekson se masat ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të mbesin në fuqi derisa këto dy shtete të luftojnë trafikun e drogës, veçanërisht fentanilit, dhe të emigrantëve të paligjshëm. “Si Meksika dhe Kanadaja kanë të drejtën dhe fuqinë absolute për të zgjidhur lehtësisht këtë problem që po vazhdon gjatë. Është koha që ata të paguajnë një çmim shumë të madh!”, tha Trump.

Ai tha se do të shpallë luftë ndaj karteleve të drogës dhe nuk do ngurrojë të përdorë ushtrinë.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump kërcënoi Meksikën dhe Kinën me tarifa deri në 100%, nëse i konsideronte të nevojshme, shumë më të larta se ato që vendosi gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds