Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve në kuadër të samitit që do të zhvillohet në vijim për Ukrainën.

Osmani është takuar me Presidentin ukrainas Zelensky dhe kryeministrin Rama, ndërsa ka thënë për mediat se në samit do të shprehet mbështetja për Ukrainën duke folur për hapa konkretë.

Ajo u shpreh se do të kërkojë edhe njohjen e Kosovës nga Ukraina, por me mirëkuptimin se Ukraina është në një situatë lufte dhe se njohja do të vijë pas fitores së Kievit.

Po ashtu, e pyetur mbi ballafaqimin e mundshëm me delegacionin serb apo presidentin Vuçiç, ajo tha se gjithmonë ka pasur ballafaqime me palën serbe.

Osmani: Ka shumë rëndësi sepse do kemi mundësi që si aleatë në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç kemi bërë nga dita e parë e agresionit të paprovokuar rus. Këtë do ta bëjmë edhe më tej. Sot në samit do të flasim për hapa konkretë.

A do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina?

Osmani: Këto janë çështje bilaterale, do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë se Ukrainë është në situatë lufte dhe jam e bindur se ai moment do të vijë me fitoren e Ukrainës.

A do të ballafaqoheni me presidentin serb?

Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds