Natyra ka bërë në Divjakë atë çka njeriut do t’i duhej vite dhe investime kolosale për ta realizuar. Në brendësi te plazhit të Divjakës është krijuar një ishull i madh rëre, ku përveç vlerave të tjera, qetësia dhe pastërtia ka tërhequr vëmendjen e pushuesve vendas e të huaj. Këtë mrekulli te natyrës e kanë shfrytëzuar bizneset duke ofruar shërbime cilësore madje edhe kënde lojërash për fëmijë dhe shpendë të rrallë. Këtë sezon turistik që është në kulmin e tij ky ishull frekuentohet nga pushues vendas e të huaj që e pelqejnë pa masë.

Turistët shprehen se pëlqejnë plazhin dhe rërën e divjakës dhe duke e krahasuar me greqinë dhe kroacinë ata shprehen se cmimet janë me te lira.

Sipas administratorit të një prej bizneseve, numri i turistëve këtë sezon është 35% më i lartë si rezultat i qetësisë dhe cilësisë së shërbimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds