Një 32-vjeçar nga fshati Xeng, bashkia Divjakë është vënë në pranga pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë i cili ka qënë në krye të detyrës.

Ai ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe kur një punonjës i policisë ka tentuar ta shoqërojë në komisariat, 32 vjecari jo vetëm nuk është bindur, por ka reaguar në mënyrën më të pasjellshme, duke u klasifikuar kështu në shkelje të ligjit dhe është shoqëruar në forcë në komisariat.

Gjithashtu, një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar në qytetin e Fierit, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds