Në kuadër të 21 Nëntorit, Ditës Kombëtare kundër Bullizmit , shkolla 9 – vjecare Hiqmet Buzi, në Kallm të Madh , organizoi një aktivitet informues e ndërgjegjësues me protagonistë nxënësit. Nëpërmjet recitimeve, kërcimeve , dramatizimeve e lojërave të ndryshme, ata përcollën njëzëri mesazhe kundër bullizmit, këtij fenomeni që ka marrë përmasa tejet shqetësuese vecanërisht në shkolla , ku së fundi pasojat kanë qënë fatale.
Drejtoresha e shkollës Marjola Bilali, ka pohuar se duke patur parasysh ngjarjen e rëndë të 14- vjecarit në Tiranë, ndjeshmëria ndaj këtij fenomeni është bërë edhe më e madhe teksa ka apeluar për të gjitha hallkat e shoqërisë të mos e lënë vetëm shkollën në misionin e saj.
Ndërkohë përfaqësuesja e ESD Albania , Gentiana Susaj, e pranishme në këtë takim , ka pohuar se aktivitete të tilla kanë direkt impakt të fuqishëm tek fëmijët , teksa është ndalur edhe te nisma e qeverisë për të mbyllur platformat Tik- tok, dhe Snapchat. Kjo është një masë parandaluese , por e pamjaftueshme ka theksuar Susaj, teksa u ka bërë thirrje gjithë institucioneve përgjegjëse e vecanërisht prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë në minimizimin e këtij fenomeni.
Me moton “ Asnjë justifikim, ndaj dhunës”, aktiviteti përcolli mesazhe tolerance, respekti dhe mirëkuptimi ndaj njëri- tjetrit , shtylla kryesore në edukimin e një brezi me vlera.