Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës u festua për herë të parë në Karbunarë, banorët e së cilës me mbështetjen e bashkisë organizuan një panair me produktet e zonës, ku merrnin pjesë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, deputetë të Lushnjës, banorë të Karbunarës dhe zonave përreth.
Toka është i vetmi planet në Univers, ku ka jetë. Ndaj, është shumë e nevojshme të mirëmbahen pasuritë natyrore të tokës, për të vazhduar jetën ishin disa nga mesazhet që dhanë vogëlushët në koncertin festiv të organizuar për Ditën e Tokës.
Kryetarja Sefa, deputetët edhe banorët mbollën një pemë bliri si simbol i kësaj dite.