Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot online ku po diskutohet në lidhje me projektligjin për Amnistinë Penale.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka bërë disa propozime në lidhje me projektligjin. Ajo propozoi që nga amnistia të përfitojnë personat me dëmtime të përhershme dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, të dënuar që sipas saj nuk janë në një numër modest.

“Sugjeroj që meqë në burgje dhe në spitalin e burgut ka të dënuar me sëmundje të pashërueshme, të bëhet një amnisti e këtyre personale. Kjo kategori nuk më rezulton që është një numër i vogël i të dënuarve të tillë.
Propozim tjetër është që ne falim 4-5 vite burg për të dënuarin, në nenin 5 mos përfshihen vetëm vepra që dënohen deri në 2 vite, por edhe ata që janë deri në 3 vite që janë vepra jo me rrezikshmëri të lartë, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *