Socialistët mblodhën sot grupin parlamentar të PS-së, ku u diskutuan disa çështje. Deputetët e Partisë Socialiste kanë ngritur shqetësimin lidhur me pensionet e bujqve, pasi vlerësohen të vogla.

Gjithashtu disa prej deputetëve kanë ngritur çështjen e kthimit me vonesë të përgjigjeve nga Kadastra për qytetarët. Ligjvënësit kanë kërkuar reflektim për këtë situatë dhe përmirësimin e shërbimit.

Socialistët nuk kanë diskutuar në mbledhje mbi letrën zyrtare që Gazment Bardhi i ka dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në letrën e tij, Bardhi vinte në dijeni edhe kreun e grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten votat e mazhorancës dhe opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds