Një sipërfaqe e konsiderueshme toke djerrë është djegur mesditën e së shtunës në Karbunarë. Fermerët e zonës duke tentuar të djegin degat e krasitura të ullinjve në parcelat e tyre kanë qenë shkak për këtë zjarr. Sapo kanë marrë njoftimin zjarrfikësit e Lushnjës me dy mjete kanë shkuar për të vënë nën kontroll flakët.
Sipërfaqja e djegur ka qenë me bar të thatë e shkurre në tokë djerrë. Pavarësisht së nuk ka pasur probleme për këto djegie, për tre orë rresht zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje duke disiplinuar vatrën e zjarrit dhe nuk e kanë lejuar që zjarri të kapërcej në tokat e kultivuara me ullishte.
Edhe vetë banorët kanë shkuar të mbrojnë ullinjtë e tyre ndërkohë që vetëm pas tre orësh kanë shuar zjarrin. Sipas , në terren, puna ka qenë tepër e vështirë pasi në këtë pjesë të kodrës nuk ka rrugë për të bërë të mundur ndërhyrjen e mjeteve të rënda të zjarrfikëses.
Fermerët duhet të kenë kujdes që në kohën kur djegin degët e krasitjes të marrin masa në mënyrë që të mos dëmtojnë parcelat e lulishteve pasi zjarret e mëdha është tepër e vështirë për t’u menaxhuar dhe situata mund të rëndohet duke djegur ullishte.
Përvoja e hidhur e verës së shkuar duhet t’i kishte ndërgjegjësuar fermerët pasi pikërisht në këtë zonë u dogjën dhjetëra mijëra rrënjë ullishte.