Digjet një automjet tip “Ford” rreth orës 6 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjës.

Drejtuesi i mjetit kishte sjellë punëtorët në punë si çdo mëngjes dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit.

Ai ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve pas njoftimit, automjeti është djegur i gjithi.

 Në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *