Ngjarja është regjistruar në orën 01-40 në një banesë ku po digjeshin makina dhe motori.
Është njoftuar policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin i cili kishte shkrumbuar pothuajse makinën dhe motorin.
Policia ka marrë në pyetje pronarin si dhe po heton për rastin, pasi dyshohet si zjarrëvënie e qëllimshme.