Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Patos, pasi nga kontrollet në servisin e tij, në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 automjete dhe pjesë për këmbim, që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 31 vjeç dhe F. T., 51 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Kolonjë.

Policia Fier po punon për gjetjen e të një mituri, pas kallëzimit të shtetëses E. B., në Komisariatin e Policisë Fier, se më datë 01.04.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16-vjeç .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds