Një 33-vjeçar në Bulqizë ka përfunduar në prangat e policisë.

Ky persona ka dhunuar një efektiv i cili ndërhyri për të vënë nën kontroll një konflikt të nisur mes tij dhe dy personave të tjerë.

Blutë njoftojnë se ka nisur procedimi edhe për dy personate tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi: 

U konfliktuan fizikisht 3 shtetas dhe njëri prej tyre kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e policisë i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 33- vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi H.H., ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës”.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” .

-Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.D., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka vjedhur dy krerë bagëti, të shtetasit K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prkurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds