Një 37-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Maliqit.

Blutë njoftojnë se kjo shtetase ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe më pas është larguar nga banesa.

Bëhet me dije se 37-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasen A. L., 37 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe është larguar nga banesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds