Prej vitesh banorët e fshatit Imshtë, në njësinë administrative Bubullimë nuk lejojnë që tokat midis lumit dhe argjinaturës të merren nga pronarët që i pretendojnë. Disa herë edhe në të shkuarën banorët e fshatit Imshtë janë përplasur edhe forcërisht me policinë dhe me pronarin që e pretendon. Sot janë thirrur përsëri në Polici, por banorët shprehen se janë tokat e fshatit të tyre dhe se policia në vend që të mbështesi banorët mbështet “pronarët” nga të cilët jo vetëm që nuk kanë parë dokumente pronësie, por pretendojnë se i kanë falsifikuar.

Dy ditë më parë forcat e policisë kanë qenë në Imshtë për të ruajtur pronarët që pretendojnë tokën, ndërsa situata mund të përshkallëzohej në përdorimin e dhunës. Po sipas banorëve, tokat midis lumit dhe argjinaturës janë pronë shtetërore dhe nuk mund të tjetërsohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds