Ditët me reshje shiu dhe erëra të forta bëjnë që në Vlorë rrjeti i  kanalizimeve të mbushet me mbetje të cilat përfundojnë në det.

Mbeturina të shumta të hedhura nga qytetarët nëpër kanalet kulluese dhe kanalet e ujërave të zeza përfundojnë në det, por për shkak të rrymave detare ato kthehen sërish në bregdet duke na sjellë këto pamje.

Pranë ndërmarrjes së shërbimeve publike në bashkinë e Vlorës thonë se gjithçka vjen nga papërgjegjshmëria e njeriut dhe në së shumti ndotet kanali kullues i Siavit në zonën e Centrales.

Qytetarët të zonën e Skelës thonë se duhen marrë sa më parë masa për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese.

Një prej kanaleve kulluese kryesore të Vlorës, Kanali i Siavit, pasi përshkon disa lagje, përfundon në det në zonën e Lungomares, duke marr me vete qindra mbeturina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds