Ende nuk dihet saktësisht motivi i vrasjes që u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës ku mbeti i vrarë Emiliano Pine allias Jorgo Prifti, ndërsa autori i ngjarjes, shtetasi, Ilo Lluka më pas kreu vetëvrasjes.
Policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare pasi viktimat njiheshin me njeri tjetrin.
Në vendin e ngjarjes sipas burimeve nga policia janë gjetur 4 gëzhoja dhe dyshohet se viktima mund te jetë qëlluar rreth 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë si fillim dhe me pas për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

