Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shkuar sot në Kuvend me një buqetë me grurë, një mënyrë simbolike për të kërkuar subvencionim për fermerët.
Duke kujtuar thirrjen e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, që fermerët të mbjellin grurë në masë, Korreshi tha se tani fermerët kanë dalë me humbje.
Korreshi tha para gazetarëve se fermerët e Myzeqesë nuk kanë marrë asnjë subvencion, pavarësisht se qeveria ua kishte premtuar.
Nuk po i subvencionojnë fermerët, që po sheshin grurin me çmim shumë më të ulët se ai në bursë.
Të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe presin nga qeveria t’u japë ndonjë subvencion.