Deputetët e PD vijojnë të jenë të përjashtuar 40-60 ditë jashtë punimeve të seancave të Kuvendit dhe punonjësit e gardës nuk i kanë lejuar të hyjnë në sallën e Parlamentit.

Para Kuvendi është vendosur dhe një gardh metalik, kjo për të penguar hyrjen me forcë nga ana e deputetëve, siç kanë tentuar që prej nisjes së mosbindjes civile, pas arrestimit të ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Aksionin e saj opozita e lidh edhe me kërkesën për qeveri teknike, teksa ndodhemi 6 muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Pasi janë shtyrë për disa minuta me efektivët e Gardës, ligjvënësit e opozitës kanë hequr dorë nga kjo formë rezistence. Ata kanë zgjedhur të ulen këmbëkryq mbi tapetin e kuq në hyrje të Kuvendit.

Ndryshe nga seanca e të hënës ku deputetët demokratë të përjashtuar vendosën të mos shkonin në seancë, këtë të enjte skenari ishte ndryshe, shëmbëlltyrë e asaj që kemi parë edhe gjatë seancave të kaluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds