Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Astir, në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë se është dhunuar nga disa persona. Pas disa përpjekjeve nga policia për të negociuar me të renë për të hapur derën, RENEA është futur nga dritarja.
Ndërkohë, mësohet se RENEA kur është futur në apartament e ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu bëhet me dije se brenda në banesë policia ka gjetur edhe pistoleta.
Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë.