Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e 11-vjeçares Vasilika që u vra nga daja e saj në Greqi.
Sipas ekspertizës ajo gjeti vdekjen nga goditjet me kaçavidë që i çanë zemrën dhe shpretkën.
Në të njëjtën kohë, nuk kishte asnjë gjurmë të abuzimit seksual të vogëlushes. Në dosjen e ngritur nga policia përfshihen akuzat për vrasje me paramendim dhe tentativë përdhunimi.
37-vjeçari ka pranuar në polici se para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe kur i tha se do t’ia tregonte prindërve, ai e sulmoi me kaçavidë dhe e vrau duke i shkaktuar lëndime në gjoks dhe mbrapa.
“I sugjerova që kryenim marrëdhënie, ajo reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.
Burime për median greke protothema.gr , raportuan se vajza kishte plagë në duar. Ndaj, konstatohet se autori ka sulmuar 11-vjeçaren dhe ajo ka tentuar të mbrohet në çdo mënyrë që ka mundur, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë. Pas vrasjes, 37-vjeçarja e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.
Pas kësaj, ai u kthye në shtëpinë e tij dhe shkoi në shtrat sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë dhe filloi të sillej si i shqetësuar për fatin e mbesës së tij. Në një video nga kamera e sigurisë, shihet makina me ngjyrë të errët të 37-vjeçarit duke lëvizur në një rrugë fshati dhe pak sekonda më vonë në kryqëzim shfaqet 11-vjeçarja e cila hipi në makinë.